Irena Beqiri-
Rama sot na informoi se ” Në kushtet e sotme, jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE.
Për këtë arsye po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit. Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani. Në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE, jemi ende larg”
Pse vetëm tek siguria ushqimore ?Po tek menaxhimi i tokës , po tek çështjet e mjedisit edhe menaxhimit të mbetjeve sa do të jetë periudha e ndërmjetme ?
E pra , thënë thjesht e shkurt ligjet mund ti përshtasim edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale brenda 2030 , por NUK DO TË MUND TË ANTARËSOHEMI pa implementimin e plotë të tyre edhe plotësimin e kushteve të BE -së !
Pra kjo “faza e ndërmjetme” është fraza kyçe për të përcaktuar kur do të antarsohemi !
Ah Sotir, Sotir !
BE kërkon shumë punë , por ti bredh katoqeve të botës !

