Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të zonës së Tërpces.
Nga përplasja janë plagosur disa persona, të cilët janë transportuar fillimisht drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, raportohet se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.
Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

