Alketa Gashi sjell “ Klithmat” e fëmijëve të gjymtuar nga serbët në Luftën e Kosovës

2 Minuta Lexim

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu sjell ne sipar te vitit te ri 2026 librin e ri me rrefime tronditese: “ Klithma”.  Autorja mbetet konsistente e temave te rrefimeve te viktimave ne Luften e Kosoves, duke sjelle deshmi dhe prova te fuqishme deshmimi te genocidit dhe masakrave shteterore te Serbise se Milloshevicit. Me heret ajo terhoqi vemendjen e lexuesve masive me librin me rrefime te nenave te Kosoves te cilat mbeten ne dhimbjen e humbjes se bijve dhe bijave te tyre ne luften per çlirimin e Kosoves. Libri pararendes” Ato gdhendin dhimbjen” shenoi rekord leximesh dhe shitjeje ne hapesiren shqiptare dhe me se shumti ne diaspore.

Ndersa libri i ri “Klithma” eshte nje prurje unike pasi sikunder paralajmeron autorja ne nje shenim njoftues per botimin e ri:

” Klithma” është libri im i ri me klithmat dëshmuese të një Lufte që e harron vetëm autori dhe shkaktuesi i tyre, por e ka tatu të paheqshëm në shpirt një popull me martirë dhe lëndime!

” Klithma” sjell rrëfimet në moshë të rritur të fëmijëve që u gjymtuan nga bombat dhe minat e një shteti shovinist.

Tek klithmat e librit ” Klithma” ka dritë fjale dhe ndërgjegjeje të viktimave fëmijë që në moshën madhore duan një botë të bukur dhe me shpirt të njerëzishëm.

Sa krenare jam për këta heronj që sot janë qytetarët e Kosovës sime!”

Libri i sapodale i gazetares, poetes dhe me gjere shkrimtares se njohur, njeheresh ikone e

moderimit ne radiotelevizionin publik te Kosoves ( RTK), bashkeshoqerohet me konsiderata te posacme nga akademik Pellumb Xhufi, poetja dhe heroina e famshme Dr. Flora Brovina, Profesori dhe shkrimtari Bajram Kosumi dhe gazetarja e njohur Ilva Tare.

Libri “ Klithma” sjell tete tregime nga personazhe tashme te rritur qe rrefejne autentikisht gjymtimin e tyre ne feminine dhe miturine, e sakatuar orej bombave dhe minave te ushtrise gjakatare serbe ne Kosove.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull