Berisha vijon sulmet ndaj ish-kreut të SPAK: Altin Troplini, armik i pluralizmit

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, sot 5 janar, në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”. Ai ka firmosur detyrimin e paraqitjes, ndërkohë që nuk mungoi edhe një fjalë për mediat.

Berisha tha se ka lënë një letër ku në fokus ishte për Altin Dumanin, edhe pse ku nuk është më kreu i SPAK.

“Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha“, tha kryedemokrati.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull