Bilanci i përmbytjeve të 6 janarit, 2500 banesa të prekura nga uji. Banorët presin dëmshpërblim

1 Minuta Lexim

Përmbytjet e 6 janarit shkaktuan dëme të shumta në Qarkun e Durrësit.Sipas bilancit të deritanishëm nga shtabi i emergjencave civile pranë prefekturës së qarkut, janë regjistruar 2 500 banesa të dëmtura nga uji, për të cilat janë mbajtur akt-konstatimet përkatëse.

Bashkitë e Krujës dhe Shijakut e kanë përfunduar procesin e verifikimit të dëmeve, ndërsa në Bashkinë e Durrësit,më e dëmtuara nga përmbytjet e fundit, verifikimi vijon ende. Në këtë bashki, zona e Durrësit të Ri ishte ndër më të goditurat.

Sipas banorëve, përmbytja nuk erdhi vetëm nga reshjet e dendura të shiut, por më së shumti nga keqmenaxhimi i situatës.

Edhe sot, gjurmët e përmbytjeve janë të pranishme, ndërsa banorët presin një proces të shpejtë e të drejtë dëmshpërblimi, si dhe pastrim të vazhdueshëm të kanaleve kulluese dhe investime serioze në to e rrugë, për të shmangur përsëritjen e këtyre përmbytjeve në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull