A2 CNN ka pyetur Komisionin Evropian në Shqipëri në lidhje me raportimet e fundit mediatike në Shqipëri, sipas të cilave Komisioni Europian ka vendosur të pezullojë ose ngrijë fondet e BE-së për agjendën digjitale në Shqipëri, për shkak të shqetësimeve të lidhura me korrupsionin, veçanërisht pas të ashtuquajturës çështje AKSHI.
Në reagimin e tyre Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë vendim të marrë nga Komisioni për ndërprerjen e fondeve.
Pas hetimeve të SPAK te AKSHI, në media u hodhën dyshime se BE ka pezulluar fondet për agjendën digjitale të Shqipërisë. Megjithatë, një vendim i tillë është hedhur poshtë nga Komisioni Europian.

