Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

1 Minuta Lexim

Kongresi amerikan i kërkon Departamentit të Shtetit të kryejë një vlerësim zyrtar mbi diskriminimin ndaj shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë.

Kërkesa vjen përmes Akti për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, i prezantuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve nga republikani, Keith Self.

Ligjvënësit amerikanë ngrenë shqetësime për përjashtim politik, kufizime gjuhësore, pengesa në arsim, neglizhencë ekonomike dhe presion institucional ndaj komunitetit shqiptar.

Nisma synon të rrisë përgjegjshmërinë e autoriteteve serbe dhe të sjellë këto çështje në fokusin e politikës së jashtme të SHBA-së.

Përfaqësues të Kongresit theksuan se mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe vlerave demokratike mbetet një prioritet për Uashingtonin në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull