E ngarkuara me punë e SHBA takon kryetaren e re të Kushtetueses! Van Horn: Do çmontohen rrjetet e narkotrafikut! GJK të vendosë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit

1 Minuta Lexim

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj, përputhet me prioritetet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Mbështetja afatgjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri ndihmon në çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe në krijimin e një terreni të barabartë për bizneset amerikane,” thuhet në deklaratë.

Ambasada thekson se Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin, si dhe në sigurimin e një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, që krijon kushte të favorshme për investimet dhe bizneset amerikane në vend.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull