Filmi i shqiptares Luana Bajrami në garë për Oscar

1 Minuta Lexim

Artistja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami, është në garë për Oscar, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.

Ajo është një ndër aktoret e filmit të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, i cili është nominuar në mesin e pesë kandidatëve për çmimet prestigjioze “Oscar”.

Filmi është një dramë në gjuhën franceze, një bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nominimet për Academy Awards u shpallën të enjten, ndërsa ceremonia e Oscars 2026 do të mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Anxhelos.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull