Nga Sokol Çunga-
Ali Pashë tepelenasi vdiq në ishullin e Liqenit të Janinës më 24 janar 1822, i dënuar me vdekje prej Portës së Lartë për tradhti të lartë. Historia që shkroi e la pas, si dhe ajo që shkruhet, është shumëngjyrëshe. Sjellja e tij si pushtetar autokrat me aspirata gjakatare mbeti arsye krenie për ca, arsye kritike për ca, dhe shembull imitimi për ca. Gëzuar botën pa Ali Pasha, gëzuar dhe botën me shumë Alipashallarë!

