Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen “Balluku”

1 Minuta Lexim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen e njohur si “Balluku”, duke mos arritur një konkluzion përfundimtar në mbledhjen e zhvilluar në dhomë këshillimi.

Burime bëjnë me dije se trupa gjykuese nuk ka mundur të prodhojë një vendim përfundimtar, çka ka sjellë shtyrjen e shqyrtimit të padisë për një seancë tjetër.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes të lartë politik dhe institucional, pasi ai lidhet drejtpërdrejt edhe me ecurinë e procedurave në Kuvend.

Konkretisht, vendimmarrja e saj do të ndikojë në qëndrimin e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka planifikuar mbledhjen e radhës për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e heqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mazhoranca ka vendosur ta shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e kushtëzuar zhvillimin e saj me një vendim paraprak nga Gjykata Kushtetuese, çka e bën edhe më të rëndësishëm qëndrimin që pritet të merret në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull