Një turp e ka cilësuar juristi Kreshnik Spahiu, heqjen e mikrofonit ndaj kreut të PD, Sali Berishanë Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
Në emisionin “Frontline” në Report Tv, Spahiu tha se asnjë lider europian, qoftë edhe nga vende jo miqësore si Serbia apo Greqia, nuk ka folur në forume ndërkombëtare për Shqipërinë, me të njëjtën mënyrë që foli Berisha.
Spahiu shtoi se nuk mund që një i pandehur si Berisha për korrupsion, të dalë dhe të akuzojë shtetin e tij.
“Unë jam ndjekës i seancave më kryesore që zhvillohen në Këshillin Europian, Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian, për shkak të kuriozitetit që kam për seancat ndërkombëtare.
Po ju them një gjë me bindje, fjalimi i Sali Berishës është një turp i vërtetë, edhe për atë podium por edhe për politikën shiptare. Kjo hyn në historinë e parlamentarizmit, nuk gjen lider europian, në pushtet apo në opozitë, që të hedhë helm kundër shtetit të saj.
Nuk ka asnjë fjalim të një politikani serb, grek, rus, që në një forum ndërkombëtar, të hedhë akuza për shtetin shqiptar. Pyetja është shumë e thjeshtë, si ka mundësi që nuk ka asnjë lider të huaj, që të thotë për Shqipërinë narkoshtet, të thotë që shqiptarët janë si kolumbianë, janë kartelet më kryesore të kokainës, heroinës në Europë apo në planet. Dëgjojini fjalimet e liderëve europiane opozitarë se çfarë thonë për shtetin e tyre.
Unë e pranoj që të thotë çdo gjë Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë, në protestat që ai organizon, po si ka mundësi, një njeri i pandehur, shkoi dhe akuzoi shtetin e vet në forumet ndërkombëtare. Një i pandehur për korrupsion, bredh lirshëm dhe flet kështu për Shqipërinë.
Pas 79 sekondash, i hiqet mikrofoni dhe i thuhet nuk ke më përkthim. Nuk e kalon dy minuta, realisht që çdokush ndjehet keq, nuk është hera e parë që Berisha e bën këtë”, theksoi Spahiu.

