Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë, thirrje për përmbajtje

1 Minuta Lexim

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka reaguar së fundmi lidhur me sulmet e regjistruara nga SHBA në Karakas të Venezuelës. Kallas ka bërë ne dije se ka komunikuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ajo theksoi se BE po monitoron situatën në Venezuelë. Sipas reagimit të saj BE ka bërë thirrje për përmbajtje.

“BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor.

Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje,” shkruan ajo.

Kallas më tej thekson se siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia e tyre kryesore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull