Khamenei: Nuk do t’i nënshtrohemi armikut, do ta gjunjëzojmë

1 Minuta Lexim

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka reaguar për të parën herë lidhur me kapjen e presidentit venezuelas Nicolas Maduro nga forca Delta e SHBA-ve, në një mesazh të koduar dhe plot hije dyshimi.

“Gjëja më e rëndësishme është që, kur një njeri e ndien se armiku, me arrogancë, kërkon t’i imponojë diçka vendit, zyrtarëve të tij, qeverisë dhe kombit, ai duhet të qëndrojë i palëkundur me të gjitha forcat kundër armikut dhe të mbrojë gjoksin e tij përballë tij”, shkruan Khamenei përmes një reagimi publik në X.

Teksa, vijon: “Ne nuk do t’i nënshtrohemi armikut. Me mbështetje dhe besim tek Zoti i Plotfuqishëm, si dhe me besim në shoqërimin dhe mbështetjen e popullit, ne do ta gjunjëzojmë armikun”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull