Gjatë takimit të 35-vjetorit të PD në Lezhë, një demokrat u ngrit dhe i tha Berishës se kush ta ka lidhë ‘nyjen’ që je non grata akoma.
Me sa duket, njerëzit që e ndjekin besojnë se ajo që i ka ndodhur Berishës është magji, sy i keq apo mësysh dhe janë vënë në kërkim të zgjidhjes së ‘nyjes’ për të prishur magjinë.
Më tej demokrati i ka kërkuar llogari edhe për pagesën që i ka bërë La Civitës, duke u shprehur se “ato lekë t’ja u kishe dhënë 1000 vetave të rrethonin kryeministrinë, mendoj se do e kishim shembur”.

