Marshimi i Paqes ‘bashkon’ përfaqësuesit fetarë në Elbasan, Myftiu Agim Duka dhe At Stavri Cipi nën një çadër

1 Minuta Lexim

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizoi Marshimin e Paqes, i cili këtë vit erdhi me moton “Mjedisi dhe Ruajtja e Planetit”.

Këtij eventi, i cili nisi në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në qendër të qytetit, iu bashkuan përfaqësues nga të gjitha besimet fetare, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë, shoqëria civile, qytetarë dhe nxënës shkollash.

Në mesazhet e tyre, përfaqësuesit e besimeve fetare theksuan se paqja e vërtetë nuk ndërtohet vetëm me fjalë, por me kujdes konkret për jetën, mjedisin dhe shëndetin e brezave që vijnë.

Një moment i veçantë u filmua, teksa Myftiu i Elbasanit Agim Duka dhe At Stavri Cipi, qëndronin sëbashku nën një çadër, teksa në qytet binin reshje shiu.

Duke vlerësuar bashkëpunimin ndërfetar në Shqipëri, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, u shpreh se toka nuk është pronë e askujt, por trashëgimi e brezave që pasojnë.

Aktiviteti Marshimi i Paqes në Elbasan tashmë është shndërruar në traditë. Ai mbahet çdo fillim viti dhe në çdo edicion vjen me një moto të ndryshme, me qëllim sensibilizimin e shoqërisë, por edhe të institucioneve, mbi tema të ndryshme me impakt kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull