Masakra e 21 Janarit, Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

7 Minuta Lexim

Ish kreu i Shërbimit Infomativ (SHISH), Fatos Klosi thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka përgjegjësi kryesore për 4 vrasjet në bulevard, më 21 janar 2011.

“Nuk ka siguri për ta, se po vonohet tani, e di SPAK, ne flasim nga jashtë. Nuk është kollaj në një vend ku nuk ka ekzistuar një situatë e tillë si SPAK, të ishte i lirë të vendoste vetë. Vetë ngjarja e 21 janarit ka treguar që edhe nëse prokuroria diçka tentoi atë ditë, dha disa urdhër arreste për gardën, kryeministri nuk i miratoi dhe nuk i dha. Nuk duhet t’i biem në qafë SPAK. Unë jam i sigurt, me analiza, nuk di fakte, Berisha ka përgjegjësi kryesore për atë ngjarje që ka ndodhur, nuk e kanë ushtarakët. Absolutisht po, nuk guxonte njeri tjetër në atë zinxhir që ta bënte. Uhstarakët e dinë që nuk gjuhet mbi turmën. Ja ku i keni fotografitë. Është gjuajtur pranë portës ku nuk kishte njerëz, po shikonin çfarë po ndodhte. E planizuar, jo me paramendim, jam i sigurt. Gjithmonë i mbështetur në analizë, nuk di ndonjë gjë. Ka qenë një parim i përgjithshëm që ma kanë thënë edhe mua, vite më parë. Partnerët ndërkombëtarë kishin merak në Shqipëri më shumë sigurinë, sesa demokracinë. Ngjarjet që ndodhën në 1996,1997,1998 treguan se siguria në Shqipëri nuk ishte e sigurt. Me atë që kryeministri iku në Maqedoni, Ishte një rast shumë i rëndë që demostroi këtë gjë. Kur ia kërkuan dorëheqjen kryeministrit, i thanë, ne jemi me atë njeri që e bën zap ketë popull. Berisha e dinte këtë gjë dhe pandehu se ishte rasti ta demonstronte që ai e bënte zap këtë popull.”, theksoi ai.

Klosi, i cili ishte në protestën e 21 janarit, deklaroi se pa me sytë e tij dy nga vrasjet që u kryen dhe shtoi se nuk qëlluan ushtarët, por njerëz të besuar të Berishës.

“Për herë të parë, u fol që në këtë protestë të PS, kishte një informacion që do kishte diçka më të fortë dhe ndodhi vërtet. Unë kam qenë atje, në mes të bulevardit. Për të parë. Isha prezent, kam parë vetëm njërin, atë që kisha përpara, vetëm dy metra pas meje u vra tjetri. Pamë degat e pishave që ranë mbi të. Nuk besoja që do qëlloheshe në turmë. Ushtarakët nuk e bënin këtë gabim, e dinin që dënoheshin për këtë punë, urdhri nuk është i komandantit. Ushtarët gjuajtën me kallashnikov. Janë përdorur për këtë punë disa njerëz të besuar, jo ushtarë të zakonshëm. U ishte premtuar që nuk do t’i gjente gjë, u dënuan për vrasje nga pakujdesia.”, deklaroi ai.

Sipas Klosit, Lulzim Basha, si ish ministër i Brendshëm, ka përgjegjësi për faktin se vartësit e tij shkelën ligjin. Për ish kreun e SHISH, Ilir Meta gabon duke u marrë me këtë çështje, pasi ka halle të tjera me drejtësinë.

“Ai mund të bëjë përkufizime si t’i dojë qejfi tani, akoma flet nga pozicioni i një njeriu që pyetet, nuk është akuzuar akoma. Nuk e mendoj dot se kushdo tjetër përveç tij kishte guxim për ta dhënë atë urdhër. Ministri i Brendshëm nuk ishte i kësaj kategorie. Ai është pyetur. Nuk është punë për ministrin e Brendshëm kjo, ishte për një autoritar si Berisha. Pastaj, kohë më vonë tha se do ta përsëriste edhe kundër kreut të PS. Nuk di përkufizime për prova, di që është përgjegjësi e tij. Ishte i pari i PD që ishte në pushtet, i pari i ekzekutivit. Për mua, është përgjegjësi penale e tij. Jam i bindur, por prova nuk kam.

Basha di gjithçka, por askush nuk e akuzon dot se ka dhënë urdhra. Ai ka përgjegjësi që vartësit e tij kanë shkelur ligjin. Ndodhën ngjarje, nuk u arrestuan ata që kërkoi Prokurorja e Përgjithshme. Pse të shtënat me armë nuk ndodhën kur protesta ishte në maksimum të saj, por kur njerëzit po iknin. Njerëzit te Kryeministria, asgjë. U përplasën me policinë. Gati gati, sikur i ndolli protestuesit dhe hipën mbi mur. Aty përfundonte ajo protestë, erdhi koha për të ikur. U dha urdhri, ishte një skenar. Gaboi shumë, Ilir Meta ka hallet e tij dhe nuk ka pse merret me këtë punë. Ai merr përsipër të bëhet prapë objekt diskutimesh. Për mua ka gabuar, të shikojë hallet e veta.”, tha Klosi.

Klosi tha se duhet të hetohen personat që kanë fshirë serverin. Protestuesit, sipas Klosit, nuk ishin të armatosur, por kishin vetëm pankartat në protestë.

“Ajo që ka ndodhur atje, e di Edi Rama si është organizuar kjo protestë. Asnjëherë nuk bëri diçka që mund të kishte përgjigje të egër. Te piramida u dogjën nja dy vetura, nga të rinjtë. Berisha e priste që të ishte më e ashpër. Kjo është provë, duhet gjetur se kush e fshiu serverin. U dënuan dy teknikë, por në kohën e Berishës. Atëherë kishte drejtësinë. Prokurorja e Përgjithshme u përpoq të fillonte një hetim.

Shërbimi Informativ, di si policia, se ishte legale, kur bëhet një protestë, kur e bën një parti, por u bë dhe bëhet thirrje publike. Dihet që do jetë një protestë. Këtu mbaron roli i atij që organizaton. Protestuesit kishin pankarta, jam dëshmitar. Më habiti pse policia e boshatisi trotuarin. Protesta dukej që përfundoi aty. Maksimumi, njerëzit hipën në mur dhe filluan muhabetin me policët. Kur po iknim, filluan të shtënat. Jam i sigurt që gjuajtën ushtarët, ranë degët e pishave. Acarimi, pa filluar mirë protesta, filloi topi i ujit për t’i acaruar njerëzit. Një Benz u përplas me atë kubin dhe aty ishte gjithçka. Aq ishte tentativa. Çfarë informacioni? U filmuan gjithçka. Në mbrëmje u panë.  Aty është shtënë me kallashnikov.”, përfundoi Klosi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull