Media belge: Franc Çopja dhe 8 të tjerë dalin para gjyqit

3 Minuta Lexim

Gazeta belge, “Niewsblad” i ka kushtuar vëmendje shqiptarit Franc Çopja, të cilin e ka konsideruar si një “figurë kyçe e mafies shqiptare të drogës”. 33-vjeçari do të dalë të enjten para gjykatës së bashku me 8 persona të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje me armë në mes të ditës në Molenbeek të Brukselit.

Viktima 38 vjeç u qëllua më 27 nëntor 2020 teksa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Autorët qëlluan të paktën 17 herë, nga të cilat 11 plumba goditën trupin e Spahiut.

Del FOTO e Franc Çopjas, mbreti shqiptar i drogës që përfundoi nga luksi i shfrenuar i Dubait në qelitë belge - Aktualitet
Franc Çopja

“Ardit Spahiu nuk ishte i panjohur për botën e krimit. Ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në vitin 2010 u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje në qytetin e tij të lindjes, Elbasan. Spahiu i përkiste klanit “Alibej”, i cili prej vitesh ishte në konflikt me klanin rival “Çopja” – thuhet në shkrim.

Sipas medias belge, pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit “Çopja” në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua.

“Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve” – thuhet në shkrim.

1667569810_Screenshot1.jpg
Ardit Spahiu

Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan 9 të dyshuar, përfshirë Franc (Gergelyn) Çopja, figurë kyçe e klanit “Çopja”. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

“Gergely është krimineli i parë i drogës që është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë. Ai ndodhet në paraburgim në Belgjikë që nga fundi i vitit 2023 dhe dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Ardit Spahiut. Juria e procesit u përzgjodh të hënën. Të enjten procesi nis zyrtarisht me leximin e aktakuzës, e cila përbëhet nga plot 204 faqe” – thuhet në shkrim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull