Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bashkë me deputetët e opozitës, bllokuan Foltoren e Parlamentit në seancën e sotme, duke kërkuar dorëzimin e zv/kryeministres Belinda Balluku para drejtësisë dhe respektimin e Rregullores dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit.
“Prej dy muajsh nuk e dorëzoni, po mbani peng Kuvendin. Dorëzoja drejtësisë”, tha Berisha.
Thirrjet e tij u përsëritën edhe nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Berisha e bëri lidhjen e tij live nga Facebook, ndërkohë që në foltore flisnin deputetë të tjerë.

