Ministri Vengu në Vlorë: Lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale

1 Minuta Lexim

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu këtë të enjte ka udhëtuar drejt Vlorës për të monitoruar nga afër situatën e përmbytjeve. Vengu duke folur para mediave ka bërë me dije se situata po vështirësohet për shkak të rritjes së nivelit të lumit Vjosa.

Ai shton se lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale. Ministri theksoi se është bërë një plan masash për 3 fshatrat që janë më të rrezikuara. Sipas fshatrat më të rrezikuara janë Bishani, Fitore dhe Novoselë. Vengu tha se janë evakuuar 13 familje dhe 200 bagëti në një fermë.

“Presim një rritje të nivelit të ujërave. Presim të vijojmë  operacion për evakuimin e bagëtive, Vjosa ka kaluar kuotat makinale. Janë evakuuar 200 bagëti në një fermë. Po e bëjmë këtë në të dy anët e Vjosës dhe nga zona e Fierit. Ndërkohë do pozicionohen mjetet e larta të ushtrisë. Policia është në gatishmëri.

Shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit janë po ashtu në kushte optimale dhe nuk kemi ndërpritje të natyrës shqetësuese”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull