Misteri i arratisjes së Altin Ndocit: Targat e “Audi A7” u vodhen disa ditë më parë

1 Minuta Lexim

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Automjeti tip “Audi A7”, i përdorur për largimin e tij nga ambientet e spitalit, rezulton se kishte targa të denoncuara të vjedhura disa ditë përpara ngjarjes.

Targat ishin raportuar si të vjedhura më herët, çka hedh dyshime të forta se arratisja e Ndocit ka qenë e planifikuar në mënyrë të detajuar. Autorët që dyshohet se ndihmuan në largimin e tij kanë ndërmarrë masa për të shmangur identifikimin dhe për të mos ngritur dyshime gjatë lëvizjes së automjetit.

Raportohet gjithashtu se modeli i mjetit nga i cili janë vjedhur targat dhe automjeti i përdorur për arratisjen është i njëjtë, konkretisht “Audi A7”, fakt që përforcon pistën e një skeme të organizuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull