Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë këtë pasdite në ‘Ftesë në 5’, ka rrëfyer rolin e saj te ri si opinioniste e “Big Brother”.
“Nuk është e thjeshtë, se ndryshe në politikë që mendimet i thua në kuadër të grupimit politik, ndërsa aty jep mendimet e tua personale.
Në Big intriga është për klikime për çmim, ndërsa në politikë është për pushtet dhe ti me pushtet merr çdo gjë. Në një farë mënyrë është më e dhimbshme sepse bëhet në kurriz të njerëzve”, u shpreh ajo.
E pyetur nga Bieta Sulo se cili prej banorëve i duket më intrigant, Monika zgjodhi Kristin… e ndërsa në skenën politike, këtë ‘etiketë’, ia vendosi Edi Ramës.
“Kristi për mua është shumë provokator, i kalkuluar, artistik… është artist në shpirt. Në politik e dimë kush është intrigant, Edi Rama, që ka më shumë kohë në politikë dhe ua ka futur shokëve të tij”, tha ajo.

