Për shkak të motit të keq dhe me det të trazuar Kapiteneria e Portit të Korfuzit ka bllokuar sot lundrimin drejt Shqipërisë dhe Igumenicës.
Njoftimin e ka bërë Kapiteneria e Portit në Sarandë.
Për rrjedhojë asnjë traget nuk është nisur sot drejt Korfuzit.
Ndërkohë do të njoftohet për situatën e ditës së martë.

