Moti i keq, dhjetëra makina të përmbytura në lagjen 16 dhe 17 në Durrës

1 Minuta Lexim

Situate alarmante ne qytetin e Durrësit këtë të martë. Shumecka është zgjuar duke u gjendur ne përmbytje te shumta dhe ne vështirësi qarkullimi.

Përveç rrugëve qe janë përmbytur edhe dhjetëra makina në lagjen 16 dhe 17 te qytetit, ndersa demet po zgjerohen edhe ne lagje dhe pjese te tjera te qytetit dhe rrethinave.

Nga kjo situate e pazakonte eshte urdheruar pezullimi i mësimit në disa shkolla në qytet dhe zonen e kenetes. Gjithashtu paraditen e  sotme jane evakuar disa familje nga zona e ish-Kënetës pasi banesa e tyre u përmbyt nga shirat e dendur.

NJoftimet bejne me dije se sipas treguesve metereologjike do te kete edhe me tej rreshje dhe permasat e permbytjeve mund te zgjerohen. Ne rrjetet sociale dhe ne hapesirat virtuale banore dhe qytetare te shumte shprehin indinjaten e tyre per perseritjen e kesaj situate. Reagime akuzuese per administrimin dhe betonizimin e qytetit me pasoja deformuese te infrastruktures kulluese, po behen edhe nga aktore politike dhe zera publike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull