Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shumica e fluturimeve në Rinas mund të kenë vonesa, njoftoi këtë të martë zyrtarisht aeroporti.
Ndërkohë, theksohet se stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe bëhet thirrje që çdo pasagjer të kontrolloj statusin e fluturimeve.
“Si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të jenë të prekura në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar te Tiranës vazhdojnë normalisht dhe stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve, duke vendosur sigurinë e pasagjerëve si prioritet absolut ne çdo vendimmarrje operative.
Ju lutemi të kontrolloni statusin e fluturimit tuaj dhe te jeni në komunikim me linjën ajrore për çdo perditësim. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, njoftoi Rinasi.

