Foltorja e ish-deputetetit Ervin Salianji nesër do të ndalet në qytetin e Lezhës.
Pas sulmeve që kanë vijuar nga Sali Berisha kundrejt Salianjit, demokratëve të Lezhë u ka mbërritur mesazhi ku u kërkohet të mos bëhen pjesë e takimit.
Në mesazh demokratëve u thuhet se takimi i Salianjit ka tërësisht axhendë private dhe se po organizohet me ndihmën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ky i fundit ka ‘ndërhyrë’ në përplasjet e brendshme të PD së duke publikuar mesazhin që u ka mbërritur demokratëve teksa shkruan se me broçkulla të tilla, opozita nuk e sheh pushtetin as me dylbi.
“Dhe thonë pastaj pse janë duke u kalbur në opozitë PD! Me broçkulla të tilla këta nuk vijnë më në pushtet e as me dylbi se shohin! Unë organizoj takimin e Salianjit dmth! Zot ta ruaj!”, shkruan Ndreu.

