Nga Greqia në Poloni, talenti i Kombëtares shqiptare prezantohet nga klubi në mënyrë spektakolare

1 Minuta Lexim

Elton Fikaj tashmë është zyrtarisht futbollisti më i ri i Piast Gliwice. Këto të fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë prezantuar talentin e Kombëtares shqiptare.

20-vjeçari kështu nis një aventurë të re në karrierën e tij në Poloni. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë deri në vitin 2028.

Mbrojtësi i krahut të djathtë kështu pas aventurë në Greqi te Panathinaikos kalon në kampionatin polak.

Por shifra e këtij transferimi ende nuk është bërë e ditur, pasi klubi grek e shiti te skuadra polake.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull