Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka mbledhur në selinë rozë të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.
Pjesë e mbledhjes është Sekretari Organizativ Damian Gjiknuri, kryebashkiaku Benet Beci si dhe disa emra të kabinetit si Mirela Kumbaro, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Ervin Demo, Niko Peleshi, Orgerta Manastirliu, Bledi Çuçi ndërsa kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm.
Kjo mbledhje zhvillohet një ditë përpara takimit të thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat e kabinetit të tij. Ndërkohë një javë më pas, Rama do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të PS në nisje të sesionit të ri parlamentar, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament.

