Deputeti socialist Erion Braçe kritikon administratën shtetërore për ditët e gjatë ta pushimit në fundvit dhe neglizhencën për të alokuar paratë për fermerët, të cilët punojnë 24 orë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se paratë janë aty, 13 milion euro nga viti i kaluar dhe 19 milion euro të shtuara me aktin normativ, të cilat janë jetike për bujqësinë.
Braçe kritikoi edhe AZHBR, që sipas tij, duhet të zhbëhet, për shkak se nuk dështoi që t’iu jepte paratë fermerëve brenda vitit.
Ndër të tjera, deputeti theksoi se institucionet duhet të jenë 24 orë në punë dhe të paguajnë bujqit, të cilët nuk janë në zyra, por në mes të shiut.
Postimi i Erion Braçes në rrjetet sociale
Më në fuuuund në punë!
“Më në fuuund” sepse dy javet e fundit është punuar vec 5 ditë në total; kaq shumë ditë pushim kishte dhe të tjera dhjetori, mund të jenë të vlefshme për rikuperim e konsum, por ka edhe nevoja të tjera ky vend; Njerëzit duan të marrin çfarë u takon dhe natyrisht të marrin edhe shërbim.
Përr shembull;
Gjatë këtyre ditëve “pushim”, nga njerëz që punojnë, populli i fshatit është në punë pa pushim, kam marrë shumë mesazhe për “lekët e mbështetjes për nafte, bagëti etj”; Lexojini dy prej tyre këtu në vijim.
Sot mësoj se e kemi mbyllur vitin me 13 milionë euro mbështetje për bujqit në punë pa paguar, ndërkohë që kemi shtuar edhe 19 milionë euro me aktin normativ. Gjithsej, 32 milionë eurove për t’u paguar bujqve!
Ne kemi patur problem pamjaftueshmërinë e parave për bujqit, tani që kemi para nuk paguajmë.
Natyrisht AZHBR dështoi të paguante paratë brenda vitit dhe po e përsëris, duhet zhbërë nga themelet.
Këta njerëz duhet të jenë 24 orë në punë të paguajnë bujqit që nuk punojnë në zyra siç këta, por në fushë mes shiut, në sera të ngrira nga ftohti i fillimvitit, në stalla etj!

