“Nuk zbatoi protokollin!”/ Plas keq në spital, mjekut s’i mbajnë nervat, dhunon kryeinfermieren

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Tiranë, ku një mjek ka dhunuar kryeinfermieren.

Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet J. H., 53 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pasi dyshohet se ka goditur kryeinfermiren në të njëjtin spital, me pretendimin se e ka kundërshtuar për të zbatuar një protokoll mjekësor”, sqaron policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull