Pas 21 janarit…, po sikur?

6 Minuta Lexim

Nga Ervin Lera

Pas 21 janarit, ShBA, ndalon, apo përjashton, apo heq të drejtën, që shtetasit shqiptarë të kërkojnë dhe përfitojnë, qëndrim me të drejtë punësimi në tokën e lirisë, ku gjithkush mund të bëhet çfarë do që të bëhet. Një ëndërr e fshehtë edhe në gjumë e viteve të komunizmit, një dëshirë e ndrydhur ndër vete e çdo shtetasi shqiptar të kohëve të regjimit të kaluar që u ndrydh sërish në fillim – çerek shekullin e parë të shekullit XXI.

Po sikur…?

Po sikur ShBA, të ketë reflektuar e para, dhe pa asfare habi pas saj të reflektojë BE, Gadishulli Skandinav, Azia, Oqeania, Amerika e jugut/Latine, Canadaja, pse jo ndoshta edhe Marsi, Hëna, Jupiteri – Ai planetar apo Ai astrologjik – të jenë duke reflektuar për rrjedhjen e trurit shqiptar jashtë kufijve dhe kjo të jetë një politikë alla – COP, në kundërshti të VKM si ajo e studentëve të mjekësisë?, po sikur kjo të jetë një mbështetje, ose më saktë e thënë, një konfirmim i pretendimeve të opozitës, të gjithë titullarëve, hierarkëve të opozitës, për çpopullimin e vendit?

Po sikur…???!!!

Me sikur futet Parisi në shishe thotë një shprehje – e urtë, popullore apo e mençur – me sikur, ne në shqip, elegancën franceze të Parisit në shishe e kemi përshtatur, halla bëhet xhaxha; hallën nga xhaxhai e dallon gjinia sipas përkatësisë gjenitale. Por, po sikur, të gjithë pretendimet e hierarkisë demokratike të parespektuara shkallë më shkallë, të kenë të drejtë, a duhet të jenë mirënjohës për t’ju përveshur hierarkisë të shumicës, për të kundërshtuar popullimin e vendit me emigrantë indianë, bangladeshas, sirianë, afganë dhe të çdo kombësie në konflikt – nuk është çudi edhe ndonjë konspiracion opozitar se kjo ndodh si shkak i marrëveshjeve okulte me Iranin nën flakët e revolucionit të frymëzuar nga foltoret dhe protestat opozitare shqiptare – për të larguar nga vendi trurin (inteligjencën, akademikësinë dhe profesionalizmin) kjo të jetë një marrëveshje ose një mirëkuptim i kryetarit të qeverisë, kryetarit të shumicës parlamentare, kryetarit të shumicës së emigrimit dhe emigrantëve hyrës në vend, me qeverinë e ShBA? Edhe po të jetë e vërtetë kjo e fundit, entuizasmi dhe euforia e të eksituarve dhe delirantëve për non grata kombëtare përgjithësuese, nuk e bën aspak të vërtetë përjashtimin e konsideratës së marrëveshjes dhe mirëkuptimit gjeopolitik të Shqipërisë me ShBA. Ose, edhe e bën por, orgazma është reflektim i kënaqësisë hakmarrëse apo kompensimi i ndëshkimit me ndikim shfuqizues?

Ndërkohë që më së qarti, në Shqipëri, sistemi i drejtësisë është në kontroll pothuajse absolut të faktorit ndërkombëtar, shqetësimi i brendshëm kombëtar politik dhe strategjik, qoftë opozitar qoftë qeverisës, është çështja e shpopullimit të vendit dhe kryesisht nga truri, akademizma dhe profesionalizmi, ndërkohë që emra individësh shqiptarë arrijnë majën e fushës së objektit të aktivitetit personal – pa përfshirje origjine, etnie dhe pa tregues kombëtar – a është e vërtetë e dëmshme apo e dobishme, urdhëresa më e fundit me ndikim të drejtpërdrejtë e DASH për bllokimin e përkohshëm të së drejtës së emigrimit afatgjatë të shqiptarëve në ShBA?

Duhet vënë gishti në kokë, ose koka në ndërveprim force me murin që të mos duartrokiten, buzëqeshen dhe dëshiruar pa përfunduar dhe pa motivuar përfundimisht një apo disa masa të sundimit Trump për Shqipërinë. Edhe për sa i përket disa emërtesave të kombësisë të disa trafiqeve apo tentative trafikuese të një gjeopolitike të largët me Shqipërinë, jashtë Shqipërisë, fuqisë dhe kontrollit të tregjeve të huaja të paligjshme nga individë me origjinë dhe kombësi shqiptare nuk është arsye për të pretenduar emërtimin kombëtar trafikues apo narko-viral. Pikërisht ata individë, pavarësisht ligjshmërisë apo ligjshmërisë së aktivitetit të tyre për të siguruar si fillim mbijetesën, më pas jetesën dhe në vazhdimësi përmirësimin dhe pasurimin e mirëqenies, nuk janë qendra e botës së krimit ndërkombëtar, nuk janë simboli përfaqësues kombëtar dhe nuk janë gjeneza kriminale e qytetarisë botërore. Ata janë vetëm të gabuar ligjërisht dhe të përjashtuar qytetarisht për dëme që askush nuk pretendon se i imponojnë por vetëm i ofrojnë, dhe këtu origjina, kombësia dhe etnia në mërgim, nuk hyn fare. Asnjë shqiptar deri më sot, nuk ka shpikur një aktivitet të paligjshëm; maksimumi i mundshëm që ka bërë ndonjë shqiptar në botën e paligjshme, është se ka guxuar më shumë, dhe/ose, me mendjemprehtësi ka krijuar formula të funksionalitetit të paligjshmërisë më të zhvilluara. Dhe kjo nuk ka të bëjë me politikat qeverisëse dhe përfaqësuese, por ka të bëjë me mençurinë kombëtare racore të shqiptarëve…

Po sikur…, DASH të jetë gabuar dhe shpejt më pas të ndryshojë këtë vendim të fundit, për të mos përmendur se, po sikur…, Presidenti Trump të vlerësohet historikisht Jo Presidenti që Duhet të përfaqësoje dhe qeverisë vendin dhe shtetin më të fuqishëm të botës, më demokratik nën një diktaturë nacionaliste në botë dhe të jetë një gabim politiko – historik?

 

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull