Përmbytjet, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot, 7 janar, konferencë për mediat ku në fokus pati situatën e krijuar pas motit të keq me përmbytje.

Ai kërkoi shpalljen e fatkeqësisë natyrore të zonave të përfshira nga përmbytjet.

“PD kërkon shpalljen e menjëhershme të fatkeqësisë natyrore të këtyre zonave”, tha Berisha.

Sipas tij, qeveria nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore pasi ligji e detyron më pas “t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull