“Protestuesit do përleshen me Ramën”, Berisha thirrje policisë: Mos u bëni shërbëtor të kryeministrit! Lironi 25 të arrestuarit

1 Minuta Lexim

Kreu i PD në një deklaratë në selinë blu ka bërë një thirrke për policinë të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

Sali Berisha: E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.
Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull