Edhe Pogradeci është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit.
Deri më tani rritur ndjeshëm niveli i ujit të lumit të Starovës dhe lumit të Vërdovës në të cilat ekziston mundësia të dalin jashtë shtratit.
Situata po monitorohet ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave sidomos atyre që janë pranë lumenjve të tregojnë kujdes të shtuar.

