Një detaj i rëndë është ai që ka kapur gazetari i News24 Renaldo Salianji në protestën e PD.
Duket se gazi lotsjellës i hedhur nga policia drejt protestuesve kishte skaduar prej më shumë se 2 vitesh, duke e bërë atë edhe më të rrezikshëm për qytetarët që u prekën prej tij.
Policia përdori në masë të madhe hedhjen e gazit lotsjellës drejt protestuesve si te Kryeministria ashtu edhe para ambienteve të Kuvendit
Nga ana tjetër protestuesit u përgjigjën me sende të forta, përfshirë edhe gurët e trotuareve

