Shiu shkakton probleme edhe në rrugët e Kukësit, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse kryesore

1 Minuta Lexim

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut Kukës. Si pasojë, në disa segmente të akseve rrugore nacionale është evidentuar rrezik nga rënia e gurëve dhe materialeve inerte.

Situata më e rënduar sipas Prefekturës Kukës është konstatuar në akset rrugore nacionale të Bashkisë Tropojë, konkretisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, ku janë regjistruar rënie gurësh dhe vërshime uji në disa segmente të saj.

Ekipet e subjekteve kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, duke ndërhyrë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, veçanërisht në segmentet më problematike të aksit Bajram Curri–Valbonë.

Aktualisht, qarkullimi në këtë aks rrugor, si dhe në të gjitha akset e tjera rrugore nacionale në Qarkun Kukës, zhvillohet normalisht.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull