Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, shprehu vlerësimet më të larta për homologun e tij shqiptar.
“Ti qëndron mbi të tjerët dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por e kam në kuptimin moral…”, tha Netanyahu.
Kreu i qeverisë izraelite tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, ndërsa përmendi edhe simbolin e shqiponjës në flamurin kuqezi.
“Ju keni treguar qartësi dhe kurajo dhe për këtë të përshemdesim të gjithë këtu pa përgjeshtim, në të gjthë anët e kësaj salle. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, po kështu në nivel qeveritar ashtu edhe në nivel personal. Kur shoh dy kokat e shqiponjës që shohin në dy drejtimet, si shembull i së shkuarës dhe të ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë.”, tha ai.
Duke vlerësuar përparimin e vendit tonë ai u shpreh “Shqipëria po hap krahët si shqiponja në flamurin tuaj”.
Netanyahu vlerësoi kryeministrin Edi Rama për empatinë e tij, duke thënë se është diçka shumë e rrallë që e ka parë vetëm tek liderë të veçantë.
“Përpjekja që po bëni dhe miqësia e thellë për izraelin, duke qëndruar në anën e së vërtetës dhe kundër gënjeshtrave për izraelin, jua thashë edhe kur folëm pak më parë, kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, së pari ata shohin interesin e vendit të vet, por këtu ka diçka më të thellë që ndodh vetëm me liderë të veçantë dhe kjo është empatia. Ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që rrjedh nga zemra dhe kjo reflekton vendin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli e kupton Shqipërinë.”, tha Netanyahu.
“Faza e radhës, çarmatosja e Hamasit”
“Faza tjetër është shpërberja e Hamasit, është çarmatosja e Hamasit dhe çarmatosja e Gazës, ne duam ta shpejtojmë këtë fazë dhe nuk duam ta vonojmë. Sa më shumë të vazhdojë kjo situatë aq më shumë s’do mund ta përfundojmë këtë mision.”, tha ai.

