Këtë të shtunë u zhvillua një protestë e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë, e cila u tensionua pas fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Protestuesit hodhën Molotov dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë.
Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.
Si pasojë e këtyre ngjarjeve, policia ka arrestuar 20 protestues.

