USA vs ALBANIA

6 Minuta Lexim

Nga Ervin Lera

 Eksitimi i pashoq shqiptar, pas arrestimit te Maduro, ka marrë përmasa te pashoqa sociale edhe në Shqipëri. Të gjithë kundërshtarët e regjimit – gjithkush shtetas i një vendi me një regjim të caktuar shoqëroro – politik është tërësisht kundër politikave shtetërore, sepse pakënaqësia është emocioni i parë i shprehur dhe i ndjerë nën një regjim sundimtar të rendit social- politik- që është shëmbëlltyrë e rendit sundimtar social – politik dhe ekonomik që mbizotëron, është tashmë praktikisht i dështuar.

Çdo regjim social dhe politik apo ekonomik, përfshi edhe komunizmin edhe socializmin apo kapitalizmin, ky i fundit tashmë në grahmat e fundit të ekzistencës së vet, ka treguar se nuk është në eqasjen e duhur të të drejtave, lirive dhe mundësive të individive. Me përjashtim të vogla në Europën veriore dhe gadishullin skandinav, ku një mshembull i kamufluar komunist, sipas parimit demokratik të kontributit, që shpreh dhe mbron interesat e individit, komunitetit dhe popullsisë, në të gjithë botën kriza dhe depresioni social – politik është në kulmin e vet të shpërthimit rëndonjës. Një gjë që duhet të ndajmë ne në Shqipëri është se, shembulli dhe praktika jonë e ndjekjes ose kopjimit globalist, daton sipas një kalendari të prapambetur të zhvillimit njerëzor në kuptimin intelektual dhe “kapitalist” të fjalës. Ne të gjithë jetojmë në kohë të papërshtatshme me zhvillimin komunitar të qënies njerëzore.

Pa marrë përsipër asnjë qëllim apo idealizëm njerëzor mbi parimin e dinjitetit dhe personalitetit, qëndrimi dhe vlerësimi për sulmin agresiv sundimtar te SHBA vs Vemezuela, për ne, kombin fatkeq të eksperimentueshëm të zhvillimit botëror social, është një arritje e duartrokishtme e kushtëzuar nga ëpamundësia e shprehjes. Në të vërtetë, supremacia – kete radhë jo e racës por personale – është ajo që ne na rendit përkrah asaj që Presidenti i SHBA, Donald Trump, e prezantoi në emër të mbrojtjes së jetëve njerëzore dhe të rendit të papërcaktuar shoqëror që po jetojmë, si rrjedhojë e zhvillimeve të rrethanave të imponuara.

Hegjemonia e fuqisë së individit është e gjithë ideologjia e asaj qe tronditi, shqetësoi, eksitoi dhe nxiti shpërthimin e dëshirave të pajustifikueshme historike të ngjarjes së fundit më të rëndeësishme dhe më në qendër të vëmendjes.

Sovraniteti i një kombi, kulture, tradite dhe trashëegimie është dhe mbetet vetëm mbi shumicën absurde të shumicës aritmetiko – matematikore. Këto shumica subjektive që percaktojnë dhe përkufizojnë sundimin dhe sundimtarin e regjimit të pranuar sipas logjikës së shumicës, kanë një gabim logjik dhe ideologjik të emrit të individit që përfaqëson një teori të paprovuar. Ashtu si është e paprovuar vërtetësia e demokracisë, ose e diktaturës individuale të personalitetit të individit Trump, ashtu është e pavërtetuar edhe mbizotërimi i elementit më të padiskutueshëm diktatorial të çdo demokracie, që është ligji. Në çdo epokë, ne çdo formë të sundimit të tegjimit, ne çdo zhvillim social – politik dhe ekonomjk shoqëror, ligji përfaqëson tiparin e vetëm shtrëngues të funksionimit të parimeve., por, përtej kësaj, ligji bie në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, sipas dokumentit më të rëndësishëm të historisë së njerëzimit dhe e pranuar unanimisht nga pothuajse të gjithë pushtetet e sundimit të regjimit global dhe atyre në forma të tjera të të shprehurit, Karta Universale e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Pjesë e kësaj karte, e drejtpërdrejtë ose jo, është dhe sovraniteti kombëtar i popullsive tashmë të përcaktuara. Ideja dhe kompleksi i hegjemonisë së udhëheqësit botëror – global, suprem, është edhe sindroma që e bëri Presidentin Trump, të bëjë gabimin që vetëm një qënie njerëzore deri më sot e ka bërë.

Në qoftë se në botë, sipas kushteve të kohës, individualizmi dhe protagonizmi hegjemonist trumpist, po përkufizon funksionimin social – politik kombëtar të një populli që pranon ta ndërtojë jetesën mbi aktivitete të caktuara të papranueshme nga fqinjët, papranueshmëria e fqinjëve është detyre e tyre, nuk është detyrim i popullsisë së atij regjimi që e ka pranuar funksionalitetin e mbinetesës, jetesës dhe pasurisë përkatëse të një komuniteti apo popullsie tjetër., pavarësisht tipareve dhe karakteristikave.,  në qoftë se, funksionaliteti i një komuniteti, popullsie, nuk është në qasje të ngjashme apo të njëjta me një kommnitet apo popullsi tjetër, detyrimi i ruajtjes dhe mbrojtjes së parimeve të komjnitetit dhe popullsisë që nuk e pranon, eshte i kundershtar…

Detyrimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së integritetit kombëtar është detyrim i dyanshëm, i pacënueshëm dhe i papranueshëm ndërkombëtarisht sipas parimeve kundërshtuese të pushtetit të individit mbi komunitetin, shoqërinë dhe më gjerë ende, popullsinë. Ne si komb, nuk kemi pse duartrokasim dhe brohorasim, nuk kemi pse eksitohemi në padijen e mbështetjes së pavlerë të integriteit dhe përsonalitetit, nuk kemi ose të mbështesim çekuilibrimin e nevojës me dinjitetin vetëm dhe për hatër të pushtetit të sundimtarit të regjimit që po bie dhe që nuk ka një të ardhme afatgjatë dhe të ndritur….

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull