Ne urimin e vet publik per detyren e re te ish ambasadorit Ferit Hoxha si Minister per Europen dhe i Puneve te Jashtme, ish ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, njeheresh nje politikan i njohur brenda PD-se, shkruan:
-Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës. Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

