Izrael-SHBA godasin Iranin. Donald Trump thirrje Gardës Revolucionare të Iranit: Ulni armët ose përballuni me vdekjen e sigurt

2 Minuta Lexim

Aviacioni izraelit ne nje kordinim perfekt me forcat amerikane ka goditur disa objektiva ushtarake dhe strategjike ne qytetet kryesore te Iranit, perfshi edhe kryeqytetin Teheran. Burime mediatike bejne me dije se udheheqesi Kohmenei i Iranit e ka lene Teheranin, ne nje pozicion sekret.Nderkohe qe sulmet e ndermarra ne oret e mengjesit te dites se sotme kane alarmuar krejt boten.

Disa vende perendimore kane mbyllur ambasadat e tyre ne Teheran, nderkohe qe hapesira ajrore e disa vendeve prane Iranit eshte mbyllur qysh diten e djeshme.

Në një video të postuar në platformën Truth Social, Trump i bëri thirrje Gardës Revolucionare të ulnin armët, duke thënë: “Do t’ju trajtojmë në mënyrë të drejtë me amnisti të plotë ose do të përballeni me vdekje të sigurt”.

Trump akuzoi Iranin për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi që kërcënojnë SHBA-në dhe vendet e tjera.

Ai tha se SHBA-të do të “nivelojnë industrinë e tyre të raketave” dhe do të “eliminojnë marinën e tyre”.

Në deklaratat e tij, Trump i bëri thirrje popullit iranian të “marrë kontrollin e vendit” sapo të përfundojë operacioni ushtarak.

“Ky ndoshta do të jetë shansi juaj i vetëm për shumë breza», tha ai. «Për shumë vite, ju keni kërkuar ndihmën e Amerikës, por nuk e keni marrë kurrë. Asnjë president nuk ka qenë i gatshëm të bëjë atë që unë jam i gatshëm të bëj. Tani keni një president që ju jep atë që dëshironi, kështu që le të shohim se si do të përgjigjeni”, tha Trump.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull