Lajmi i mirë nga Europa! Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming 📲mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Super. Dhe më në fund. Historia e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk nisi me një deklaratë për shtyp. Nisi si pjesë e Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian në vitin 2017. Deri më sot është një histori gati 10-vjeçare. Shumë, në fakt, për të justifikuar një proces që, sidomos sot në kohën e inteligjencës artificiale dhe e-SIM, duket si një model i vjetëruar biznesi. Edhe pse, për disa, pajustifikueshmërisht fitimprurës. I mbaj mend shumë mirë diskutimet e gjata, mëngjeset me ankth, presionet dhe trysnitë me operatorët telefonikë, indiferencën e ndonjë zyrtari evropian, çdo ditë kur Regional Cooperation Council facilitonte nënshkrimin e marrëveshjes bazë për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit. Jo sepse ishte proces teknik i lodhshëm, por sepse çdo detaj teknik kishte peshë politike. Kishte hezitime. Kishte llogaritje të ftohta interesi. Kishte dyshime. Por kishte edhe bindje se kjo duhej bërë. Nënshkrimi i heqjes së tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit, në Samitin Digjital të Beogradit në vitin 2019, ishte gjithçka përveçse formalitet. Mjafton t’i hedhësh një sy fotos familjare për të kuptuar sa e brishtë ishte ajo dakordësi deri në sekondën e fundit. Më 1 korrik 2021, roaming brenda Ballkanit Perëndimor u bë zero. Rezultatet ishin të menjëhershme. Trafiku i internetit roaming në rajon u rrit me mbi 400 për qind. Qytetarët e ndjenë ndryshimin menjëherë. Bizneset komunikonin pa frikë nga faturat e papritura. Studentët, te rinjtë, ata që sot janë më afër me kontinentin e vjetër jo vetëm se janë mendjehapur e jetojnë në një kohë kur revolucioni digjital ka shembur ca mure, por edhe sepse fatkeqësisht po largohen duke iu bashkuar Europës një nga një, e kuptuan lehtësinë edhe më shpejt. Hapi i dytë erdhi në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, 2022, ku u nënshkrua ulja e tarifave mes rajonit dhe BE-së. Nga tetori 2023 u vendos një tavan prej 18 euro për GB, me ulje të planifikuar në 9 euro për GB deri në vitin 2028. E siç e dinim, 📲Trafiku i të dhënave mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së u rrit me mbi 80 për qind në fazën e parë. 📲Përdorimi i paketave me çmime të reduktuara u rrit me afro 50 për qind. 📲Edhe për ata nga Europa që udhëtonin drejt Ballkanit, përfitimet ishin të ndjeshme. Çmime më të ulëta. Përdorim më i lartë. Më pak fikje telefoni, për qytetarët dhe bizneset. Sot Komisioni Evropian po kërkon miratim për të negociuar marrëveshje me secilin vend të rajonit tonë, marrëveshje e cila do të zerojë tarifat shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin. Ndërkohë, Ukraine dhe Moldova janë bërë zyrtarisht pjesë e zonës së BE-së “Roam Like at Home” që prej 1 janarit të këtij viti. Një provë e qartë se zgjerimi i regjimit është i realizueshëm kur ka vullnet politik. #RoamLikeAtHome mbetet arritja më konkrete e integrimit gradual me BE-në deri sot. Ishte prova që përafrimi funksionon kur ka vullnet, koordinim dhe seriozitet. Sepse ideja e Europës nuk mbahet me slogane. Ajo kërkon njerëz që marrin përgjegjësi dhe institucione që punojnë seriozisht deri në fund.

4 Minuta Lexim
Screenshot
Nga Majlinda Bregu-
Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e negociatave për të zeruar tarifat shtesë të roaming 📲mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Super. Dhe më në fund.
Historia e Roam Like at Home në Ballkanin Perëndimor nuk nisi me një deklaratë për shtyp. Nisi si pjesë e Agjendës Digjitale të Komisionit Evropian në vitin 2017.
Deri më sot është një histori gati 10-vjeçare. Shumë, në fakt, për të justifikuar një proces që, sidomos sot në kohën e inteligjencës artificiale dhe e-SIM, duket si një model i vjetëruar biznesi. Edhe pse, për disa, pajustifikueshmërisht fitimprurës.
I mbaj mend shumë mirë diskutimet e gjata, mëngjeset me ankth, presionet dhe trysnitë me operatorët telefonikë, indiferencën e ndonjë zyrtari evropian, çdo ditë kur Regional Cooperation Council facilitonte nënshkrimin e marrëveshjes bazë për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit.
Jo sepse ishte proces teknik i lodhshëm, por sepse çdo detaj teknik kishte peshë politike. Kishte hezitime. Kishte llogaritje të ftohta interesi. Kishte dyshime.
Por kishte edhe bindje se kjo duhej bërë.
Nënshkrimi i heqjes së tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit, në Samitin Digjital të Beogradit në vitin 2019, ishte gjithçka përveçse formalitet. Mjafton t’i hedhësh një sy fotos familjare për të kuptuar sa e brishtë ishte ajo dakordësi deri në sekondën e fundit.
Më 1 korrik 2021, roaming brenda Ballkanit Perëndimor u bë zero.
Rezultatet ishin të menjëhershme. Trafiku i internetit roaming në rajon u rrit me mbi 400 për qind. Qytetarët e ndjenë ndryshimin menjëherë.
Bizneset komunikonin pa frikë nga faturat e papritura. Studentët, te rinjtë, ata që sot janë më afër me kontinentin e vjetër jo vetëm se janë mendjehapur e jetojnë në një kohë kur revolucioni digjital ka shembur ca mure, por edhe sepse fatkeqësisht po largohen duke iu bashkuar Europës një nga një, e kuptuan lehtësinë edhe më shpejt.
Hapi i dytë erdhi në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë, 2022, ku u nënshkrua ulja e tarifave mes rajonit dhe BE-së.
Nga tetori 2023 u vendos një tavan prej 18 euro për GB, me ulje të planifikuar në 9 euro për GB deri në vitin 2028.
E siç e dinim,
📲Trafiku i të dhënave mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së u rrit me mbi 80 për qind në fazën e parë.
📲Përdorimi i paketave me çmime të reduktuara u rrit me afro 50 për qind.
📲Edhe për ata nga Europa që udhëtonin drejt Ballkanit, përfitimet ishin të ndjeshme.
Çmime më të ulëta. Përdorim më i lartë. Më pak fikje telefoni, për qytetarët dhe bizneset.
Sot Komisioni Evropian po kërkon miratim për të negociuar marrëveshje me secilin vend të rajonit tonë, marrëveshje e cila do të zerojë tarifat shtesë për thirrjet, SMS dhe internetin.
Ndërkohë, Ukraine dhe Moldova janë bërë zyrtarisht pjesë e zonës së BE-së “Roam Like at Home” që prej 1 janarit të këtij viti.
Një provë e qartë se zgjerimi i regjimit është i realizueshëm kur ka vullnet politik.
#RoamLikeAtHome mbetet arritja më konkrete e integrimit gradual me BE-në deri sot. Ishte prova që përafrimi funksionon kur ka vullnet, koordinim dhe seriozitet.
Sepse ideja e Europës nuk mbahet me slogane. Ajo kërkon njerëz që marrin përgjegjësi dhe institucione që punojnë seriozisht deri në fund

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull