McAllister: E vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet për Shqipërinë

2 Minuta Lexim

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, David McAllister ka deklaruar se e vlerësojnë që integrimi në Bashkimin Evropian (BE) është prioritet në Shqipëri.

Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme i PE-së, i udhëhequr nga McAllister vizitoi Shqipërinë më 17–18 shkurt, duke u takuar me zyrtarë të lartë të vendit.

Në një konferencë për mediat në Tiranë në përfundim të vizitës, McAllister tha se kjo vizitë është në një kohë shumë të përshtatshme, sipas tij, duke qenë se Shqipëria e ka hapur grupkapitullin e fundit në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ne vazhdojmë të mbështetshim fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Gjithashtu njohim edhe rezultat e forta që ka pasur Shqipëria. Hapja e gjithë kapitujve është një arritje e fortë. Por, nuk ka vend për vetëkënaqje. Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë edhe më fort për përmbushjen e detyrimeve dhe për përfundimin e negociatave”, tha ai.

McAllister theksoi se integrimi në BE është një proces i cili mbështetet në merita dhe sipas tij secili vend vlerësohet në bazë të përmbushjes së kritereve.

“Ne e vlerësojmë që integrimi në BE është prioritet në Shqipëri, por jemi të shqetësuar sa i takon polarizimit politik. Mendojmë që duhet të këtë më shumë dialog politik”, deklaroi McAllister.

Delegacioni nga Komisioni për Punët e Jashtme i PE-së gjatë vizitës u takua me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull