Njoftohet data 28 shkurt, si protestë e radhës, e Partisë Demokratike, pas apelit per sulmim te selive te PS

3 Minuta Lexim

Partia Demokratike do të organizojë protestën e radhës ditën e shtunë, më 28 shkurt. Kryetari i PD-se, Sali Berisha, e ka bërë të ditur këtë datë në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike.

“Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, lexohet në mesazhin e Berishës.

Mesazh Drejtuar të Gjitha Strukturave të Partisë Demokratike

Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.

Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

Përshëndetje të përzemërta.

Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen

Ky njoftim vjen diten kur kreu i opozites ftoi militantet te sulmojne selite e PS ne te gjithe vendin, nen pretekstin e sulmit qe forca e policise bene mbi militantet qe hodhen mjete piroteknike ne protesten e 20 shkurtit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull