Po vijnë përsëri vite të vështira, të pasigurta dhe të vrazhda për shqiptarët !

2 Minuta Lexim

Nga Gazmend M. Kapllani-

Në Katedrën e Albanologjisë Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul, Republika e Kosovës është ngaherë e pranishme, disa herë edhe më e pranishme se Republika e Shqipërisë për shumë arsye politike dhe kulturore bashkë. Shoh këto ditë habinë dhe shokun me hetimet e padrejta kundër krerëve të UÇK-se. Padyshim na trishtojne të gjithëve. Por janë edhe treguesi më i qartë se po mbyllet një epokë nga më pozitivet në historinë tonë bashkëkohore kur patëm shumë miq dhe mirëkuptim dhe mbështetje dhe drejtesi.

Ato vite (1991-2024) mund të shihen dikur nga historianët si “periudha e artë” për Shqiptarët (sidomos kur krahasohen me tragjeditë tona të mëdha të shekullit te 20te) ku patëm shumë peripecira por edhe shumë arritje dhe oportunitete – ca i përdorëm me zgjuarsi në të mirë të Shqiptarëve dhe shumicën ndoshta i shpërdoruam (ose u shfrytëzuan mjaft mirë vetëm për mirëqenien e një grushti politikanësh dhe pushtetarësh dhe tarafeve të tyre).

Tani po vijnë përsëri vite të vështira dhe të pasigurta dhe te vrazhda dhe uroj të kemi mes nesh politikanë (më) të mirë, më të përgjegjshëm dhe vizionarë (dhe shume fat) për të mbajtur të paktën ato që me aq mund dhe sakrifica Shqiptarët arritën këto vite.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull