Skandaloze: Dhuna shumë e lartë e fëmijëve ndaj prindërve

1 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Një studim afatgjatë nga Universiteti i Cyrihut tregon se dhuna fizike ndaj prindërve është në nivel shumë shqetësues. Sipas këtij studimi, 32.5 përqind (gati çdo i treti) e pjesëmarrësve kanë pranuar se kishin sulmuar fizikisht prindërit e tyre të paktën një herë midis moshës 11 dhe 24 vjeç.
Dhuna më e shpeshtë e fëmijëve ndaj prindëre ka ndodhur nga 13-vjeçarët (me rreth 15 përqind të të anketuarve). Me rritjen e fëmijëve edhe dhuna e tyre ndaj prindërve bie, por me shtimin e moshës ajo është më e rrezikshme.
Studimi bazohet në projektin e Cyrihut mbi zhvillimin social nga fëmijëria në moshë madhore (z-proso), të udhëhequr nga Manuel Eisner, Denis Ribeaud dhe Lilly Shanahan në Qendrën Jacobs për Zhvillimin Produktiv të të Rinjve në Universitetin e Cyrihut.
Në studim janë përfshirë mbi 1,500 të rinj dhe adoleshentë. Për shkaqet nuk flitet, pse ata përdorin dhunë ndaj prindërve dhe cilat janë shkaqet.
Por personalisht mendoj se ndër shkaqet mund të jenë raportet e çrregulluara e familjarëve, mungesa e edukimit të duhur, sjellja si dhe dhuna e vetë prindërve ndaj fëmijëve. Por kjo e fundit është vetëm mendimi im, pa studime empirike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull