Kina dhe BE-ja janë ekonomitë e dyta dhe të treta më të mëdha në botë, prodhimi ityre i kombinuar ekonomik tejkalon një të tretën e ekonomisë globale, vëllimi i tyretregtar përbën një të katërtën e tregtisë globale. Qysh nga fundi i vitit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti shumë liderë europianë kanë vizituar Kinën dhe në takimet me liderët kinezë kanë vënë në dukje potencialet e rritjes së bashkëpunimit. Eksperti i gjeopolitikës dhe diplomacisë, ish ministër i jashtëm i Shqipërisë Arjan Starova në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës analizoi marrëdhënien gjysmëshekullore Kinë-BE, ecurinë e saj, sfidat dhe dallimet dhe mundësitë për një shtim të shkëmbimeve.Duke folur për këtë marrëdhënie, historikun e saj dhe zhvillimin aktual, eksperti Arjan Starova tha se “Gjithmonë ka patur lidhje mes politikës dhe ekonomisë, madjeshtetet bëjnë politikë për interesa thelbësore ekonomike. Nuk bëhet politikë përpolitikë, por dhe ekonomia natyrisht që ndikon te politika, tek fuqia ushtarake, fuqiainvestuese apo fuqia ndikuese tek vendet e tjera. Tani këta ekuilibra janë prishur. Dotë bëja për këtë një arsyetim, të cilin guxoj ta them sepse ka shumë ekspertë të tjerëqë mund të mendojnë ndryshe, sepse periudha që i parapriu situatës së tanishme kaqenë periudha globaliste. Globalizmi prishi balancat ekonomike”Ndërsa lidhur me imperativat e kohës ai shtoi se “Kjo kohë ka nxjerrë nevojën për të rikalibruar dhe rirregulluar raportet midis vendeve të ndryshme, diku me politikaproteksioniste apo me politika të tjera. Në këto rrethana Kina, duan apo nuk duanekspertët, është në një pozicion më të favorshëm sepse ka një prodhim të jashtëzakonshëm, ka një rritje të cilësisë shumë të madhe, ka përparim teknologjik që synon ta bëjë vendin teknologjikisht të pavarur. Nga kjo pikëpamje fuqia konkurruese e saj është shumë e madhe”. Pyetjes nëse modeli i bashkëpunimit BE-Kinë është praktik dhe pragmatik, eksperti i gjeopolitikës Arjan Starova iu përgjis se “ Pavarësisht problemeve që kanë BE-ja me Kinën, mbizotëron parimi pragmatik. Vendet e Europës dhe BE në tërësi kanë nevojë për Kinën për tregti, investime, por dhe Kina ka nevojë për BE-në sepse si një shtet me një ekonomi jashtëzakonisht të fuqishme ka nevojë për tregje. Por si shfrytëzohen këto tregje? Është një fakt që e shqetëson pak Europën sepse mallrat kineze shkojnë me çmime të ulta, por nuk është kjo rruga për të penguar Kinën duke i thënë që të mos prodhojë shumë. Rruga është konkurrenca. Ky është një pragmatizëm i dobishëm dhe është një model i mirë. Vizita e kancelarit Merz e tregoi këtë gjë, që bashkëpunimi me Kinën është jo vetëm i rëndësishëm, por Gjermania është dhe përfaqësuese e BE-së dhe u trajtuan pak a shumë po ato çeshtjeqë ka trajtuar dhe zonja Von der Leyen, kur ka vizituar Kinën” Duke komentuar vizitat e kryeministrave perëndimorë muajt e fundit në Kinës dhe së fundmi atë të kancelarit gjerman Merz, eksperti Starova tha se ato orientojnë marrëdhëniet Kinë-BE. Ai u shpreh se “nëse Kina do të vazhdojë në vitet në vijim projektin e famshëm “Një brez, një rrugë” për të ripërtërirë dhe rigjallëruar jo vetëm shkëmbimet ekonomike, por edhe kulturore midis Lindjes së Largët, Kinës dhe Europës, nëpërmjet infrastrukturës, atëhere zhvillimi infrastrukturor, si hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe rrugët, natyrisht që do të intensifikojnë shumë tregtinë. Kjoështë një rrethanë, e cila e ndihmon këtë bashkëpunim dhe mendoj që në një të ardhme të shpejtë nuk do të jetë vetëm Kina që do të investojë në këto hekurudha, por do të jetë edhe Europa”.Ndërsa lidhur me opinionin e disa analistëve se tarifat e administratës Trump ndaj BE-së, mund të ndikojnë që liderët europianë të kthejnë sytë nga Kina, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë Arjan Starova u shpreh kundër dhe theksoi se “Vendosja e tarifave, që ende nuk ka filluar të zbatohet është një përpjekje për të ekuilibruar balancat, pak a shumë e ngjashme me atë që i kërkoi Merz Kinës, për përdorjen e rregullave. Ekspertët e ekonomisë së administratës Trump i lanë të kuptojë atij se është prishur një lloj balance dhe të tjerët përfitojnë më shumë nga teknologjia amerikane, se sa fiton vetë ajo. Por në asnjë mënyrë nuk mund të themi që Europa po ndjehet e bllokuar nga Amerika dhe po kthen sytë nga Kina”Pjesë e intervistës ishte dhe integrimi i mëtejshëm të tregjeve të BE-së dhe Kinës. Pyetjes se në afrimin e Brukselit me Pekinin, a duhet dhe Tirana zyrtare të ecë me të njejtin ritëm, eksperti i gjeopolitikës dhe diplomacisë Arjan Starova iu përgjigj se “ Shqipëria po përpiqet, por jo si duhet. Ndërkohë që Shqipëria përpiqet, Bashkimi Europian vetëm na largohet. Në këndvështrimin e forcimit të marrëdhënieve BE-Kinë, do të thoja që Shqipëria ka patur gjithmonë këtë këndvështrim të hapur për ta kuptuar dhe për ta ndjekur, por është treguar e ngathët dhe shpërfillëse. Duke patur parasysh se çfarë zhvillimi ka Kina dhe çfarë marrëdhëniesh ka me vende të tjera të botës, apo çfarë investimesh po bën në Afrikë, në Amerikën Latine e kudo, ne nuk kemi pse të kemi disa skrupuj të pakuptimtë fare dhe të mos përfitojmë. Ne jemiprapa në këtë pikë dhe nuk e kemi kapur këtë lloj trendi. Tani kemi vetëm tregti dhe është një fakt shumë interesant. Ndërkohë që politika qeveritare tregon shpërfillje, tregtia rritet”.Në prognozën e marrëdhënieve BE-Kinë, në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike , eksperti Arjan Starova vuri në dukje se “Situatat ndikojnë, por ajo që ka rëndësi më shumë është zgjidhja. Unë jam optimist i tepruar dhe gjithmonë kam menduar që po mbyllet lufta në Ukrainë, por me sa duket do të duhet dhe ca kohë. Një gjë është bërë e qartë në Ukrainë, që atje do të ketë ndryshim kufijsh dhe ky është një tregues i prishjes së rendit të pasluftës. Prapë interesat ekonomike janë në thelb. Ka zëra, që për mua nuk janë shumë të matur, që thonë se Kina po ndihmon industrinë ushtarake të Rusisë.
Kina me Rusinë si aleatë do të përpiqen të tregohen të kujdesshëm, por nuk mendoj se Kina po jep ndihmë direkte për luftën. Madje konsiderohet nga të gjithë ekspertët që Rusia ka humbur në këtë luftë pavarësisht semban territore. Me këtë rast nuk mund të jetë më superfuqi, por superfuqitë e ardhshme janë SHBA dhe Kina. Kina e luan rolin e vet, jo me forcë imponuese, pornuk mendoj se është problem ndikimi për keq i saj. Ndoshta Kina duhet të jetë mëaktive, për të bërë presion pozitiv në emër të paqes dhe të sigurisë

