Nga Irena Beqiraj-
Në vitin 2011 Warren Buffet, i tha Komisionit të Hetimit të Krizave Financiare:
“Vendimi i vetëm më i rëndësishëm në vlerësimin e një biznesi është fuqia për të vendosur çmimet. Nëse mund të risni çmimin pa humbur tregun, pra nëse zoteroni një monopol ose oligopol , padyshim keni një biznes shumë të mirë.
Nëse keni një biznes të mirë, mund të blini një televizion me të cilin mund të ndikoni bindjet e publikut .Ndërkohë që nipi juaj edhe pse idiot mund ta drejtojë atë”
Baffet edhe pse ironik, është elegant dhe i rafinuar kur përcakton fuqinë e monopolit edhe oligopolit!
Uroj që këto rreshta ti lexojë opozita që të kuptojë se ulja e taksave nuk çon domosdoshmërisht në uljen e çmimit. Për fat të keq ekonomia nuk funksionon në bazë të ligjeve universale , ku dy edhe dy bëjnë katër dhe tre minus një bëjnë dy. Vendimet ekonomike merren nga njerëzit dhe sjellja njerëzore është përcaktuesi bazë i rezultateve të pritura . Asgjë rreth sjelljes njerëzore nuk është kaq e thjeshtë dhe universale.
Studimet empirike europiane tregojnë se edhe në tregje konkuruese ( pra jo monopol dhe jo oligopol) sa herë që ka pasur një rritje të normave të taksave, 55% e kësaj rritje është përkthyer në rritje të çmimit që muajn e parë pas ndryshimit. Ndërkohë që në harkun kohor prej tre muajsh rritja e normës taksës është është trasmetuar e gjitha tek çmimi. Ndryshe ka ndodhur kur politikëbërsit kanë vendosur ulje të taksave. Vetëm 13 % e uljes së normës është reflektuar si ulje çmimesh për konsumatorin . Pjesa tjetër e uljes është reflektuar në rritjen e fitimeve të biznesit. Pra trasmetimi tek çmimi i uljes edhe i rritjes së taksave është I ndyshëm duke treguar se në ekonomi 2+2 mund të bëj edhe 5 dhe 3-1 mund të rezultojë sërisht 3 .
Pra edhe kur tregu është konkurues ulja e taksave mund të reflektohet pjesërisht si ulje çmimi . Ndërsa tregu është oligopol, ku fuqinë për vendosjen e çmimit e kanë pak kompani trasmetimi i uljes së taksës tek çmimi është i papërfillshëm.
Për lexuesin jo ekonomist tregu ka trajtë oligopolistike kur 5 kompani mund të mbajnë më shumë se 60 % të tregut.
Fatkeqësisht të dhënat tregojnë se tregjet e importit të mishit, miellit , sheqerit, vajit janë të gjitha oligopol . Përshembull tregu i mishit është i përqëndruar në 5 kompani të cilat mbajnë 85% të tregut për vitin 2024, përqëndrim të cili është rritur krahasuar me vitin 2023 ku këto 5 kompani mbanin vetëm 75% të tregut. Për më tepër kufirin prej 60 % e plotësojnë 3 kompanitë e para. Në këtë rast kur 3 komapni janë përcaktuese të cmimit në treg është e vështirë që mekanizmi i trasmetimit së uljes së taksës tek ulja e çmimit të funksonojë siç pretendojë deputetët e opozitës.
Pra mesa duket problemi më i vështirë për t’u adresuar si nga qeveria edhe nga opozita është prishja e oligopoleve. Edhe për fatin tonë të keq struktura oligopolistike shfaqet në çdo treg por për më tepër ka kompani që zotërojnë oligopolin në disa sektorë duke filluar nga tregu bankar , financiar , hidrokarbur e deri tek tregu ushqimor .
Ulja e taksave është morfina ose qetësuesi i përkohshëm por kursesi trajtimi i problemit strukturor të tregut .Unë nuk kam asnjë dyshim që qeveria që kemi është njohëse e mirë e dozës së morfinës që nevojitet për të mpirë publikun , por fakti që as opozita nuk ka takat të propozojë më shumë se morfina më kujton karikaturën e famshme politike të vitit 1889 nga Joseph Keppler, “Shefat e Senatit “. Ajo përshkruan monopolistët gjigantë e të fryrë që përfaqësojnë trustet (çeliku, bakri, nafta, etj.) që sundonin senatorët e vegjël e të nënshtruar të Senatit në SHBA.
E pra, edhe Kuvendi ynë ka shefat e vet !

