Gazetari Raimond Kola qe per vite te tera ka punuar per “Zerin e Amerikes” nga Gjirokastra, ka kohe qe terheq vemendjen dhe syte e audiences virtuale per publikime te rralla fotografish nga specie te rralla te faunes shqiptare. Ne fillim te ketij muaji permes nje publikimi ne faqet e veta ne rrjetet sociale gazetari-fotoreporter njofton publikimin ne nje botim te posacem te Albumit “Zogjtë e Shqipërisë” (Volumi i parë: 100 Specie – 300 Fotografi)
Ne njoftimin publik gazetari shkruan:
Të dashur miq,
Për disa vite kam pasur mundësinë të fotografoj disa nga speciet më të bukura të zogjve që fluturojnë në qiellin e Shqipërisë.
Vendimi për të nisur botimin e kësaj pasurie është një përpjekje për të ruajtur dhe shpërndarë këtë thesar të natyrës, si dhe për t’i dhënë adhuruesve të zogjve një mundësi të re për ta përjetuar boten e zogjve në mënyrë artistike.
Volumi i parë i albumit “Zogjtë e Shqipërisë” është gati. Ky album përmban 100 portofole fotografish, me rreth 10,000 imazhe të bëra gjatë viteve, nga të cilat do të përzgjidhen 300 fotografi artistike.
Ky album nuk është vetëm një koleksion i veçantë fotografish, por gjithashtu mund të shërbejë si një dhuratë unike për ata që duan të zbulojnë një pjesë të Shqipërisë më pak të njohur, të pasur me biodiversitet dhe bukuri te rralla natyrore.
Ne kete botim bota e zogjve do të përçohet gjithashtu me larmishmërinë e peisazheve shqiptare.
Për cdo mundesi mbështetje mund të më kontaktoni direkt në InBooks.

