GËZUAR DITËLINDJEN BIRÇE HASKO!

4 Minuta Lexim
Nga Miho Gjini-
“Nuk kemi mësuar për tu dukur!”. Kështu është shprehur në një inervistë televizive, profesori i Arteve të Bukura BIRÇE HASKO (Mjeshtër i Madh) në intervistën e vitit të shkuar, në njerin prej kanaleve tona televizive, Duke patur një nderim të jashtlzakonshëm për prindët nga Dukati i Vlorës, po edhe per mësuesit e tij, Kjo, si një vlerë e lartë morale, si edhe duke u larguar ca më teper nga vetja, me te drejtjen e titujve që i janë dhënë, me shumë të drejtë…Se jam përlotur kur një i afërm i imi, që e kishte ndjekur emisionin në fjalë dhe e adhuronte Birçen, më tha se, në periudhën e shkollimit të tij në Akademinë e Arteve fliste me respekr edhe për pedagogët e kursit: Drita Agolli e Miho Gjini! “Qoftë i nderuar,-i thashë,-ish mësuesi i dikurshëm, di se ç’thotë për mësuesit e tij të rradhës!”. Njeri me etikë të lartë morale.
Po kështu ështe shprehur, me shumë mirënjohje aktoria jonë e mërguar Marsela, duke thënë me krenarii:”Jam nxënësia e Birçe Haskos!”. Duke e nderuar mësuesin e saj, me modesti, si një mirënjohje e pa kundërshtueshme.
Po kaq i nderuar, ky njeri, midis shokëve të tij të kursit (1965-1969), shprehet, se “Kursi ynë, qe një mozaik me gurë të çmuar”, me personalitete aktrimi në skanë e në ekran, me më shumë se 30 shfaje e ekranizime seicili. Pa folur per veten e “pa i rrënë gjoksit”…Teksa flasin me superlativë rolet e tij,-si portete të jashtëzakonëshme, me kolorit popullor e karaktere origjinale të papërsëritëshme…
Në ato 4 vitet e studimeve të tij për aktrim, ishte më seriozi në studio, që do të shndërrohej më vonë si një ndër komikët më organik. Po edhe ndër figura kryesore drame komplekse, si Mete Aliu i “Radiostacionit”, Dajë Alushi i filmit “Dhe vjen një ditë” e veçanërisht me figurën psikologhike të fshatarit në filmin e Mevlanit “Fletë të Bardha”. Figura madhore!
Ky artistë i vetëdijshëm në interpretimin e roleve të tij, në skenë e ne kinema, se ç’ka një një mirësi shpirtërore, bile edhe në ato të Ballistëve”, duke përcjellë vetëm karaktere njerëzore… Sepse edhe karakteri i brendshëm e i jashtëm i tij, tejshkon vetëm mirësi, besim tek roli që bënë, gjer në detajet më të holla të karakterit njerëzor,
Si të tillë e kam përshkruar Birçen edhe në librin “10+1, Personalitete Artistësh”. Një aktor sugjestiv, që e fikson rolin tek vetia e tek të tjerët Se kanë kalur 63 vite nga Çfaqia e Diplomës,me komedinë e Naum Priftit “Dasmë pa nuse”, në kursin tonë të aktrimit, nën drejtimin e koleges Drita Agolli dhe timin. Eh! Nuk më shqitet nga mëndja ai plakushi i leztshëm e zevzek i Birçe Haskos, që hiqet ndyshe nga çe ka takatin, si plak ashik. Duke “thyer” edhe moshën e deklamuar një Art të Madh!
E ç’mund t’i thuash e ta urosh më tepër, këtij artisti, një ditë më përpara DITËLINDJES së tij, Profesorit tashmë e “Mjeshtrit të Madh” HASKO, që iu bëftë dita e jeta njëmijë…Dhe aritja më e mdhe do të ishte kur uleshim në të njejtin salle teatri në Shqipëri, Kosove e në Dibrën e Madhe, si specialistë të këtij Eventi të Lartë, në Festivalet Kombëtare të Dramës Shqipe, së toku me Birçen , Timon e Mevlanin…Sa do të doja qe të nisesha edhe me këmbë që nga Athina e ta uroja ne Tirane Birçe Haskon e mëvetshëm.
Athinë, më 15 mars 2026

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull